Lidhjeserioze brand

Ka pesë faza të dashurisë, por shumë njerëz ngecin në të tretën

By: Lidhje Serioze
06/12/2016 6:51

Shpesh, shumë prej nesh kanë mbetur krejtësisht të hutuar se pse dashuria e vërtetë gradualisht shuhet deri në asgjë.

“Duket se ai / ajo nuk ishte i duhuri për mua” është shprehja që dëgjojmë shpesh si një shpjegim nga dikush i cili sapo ka kaluar përmes një ndarje. Ndoshta ne kemi thënë këtë edhe për veten tonë. Megjithatë, shumë njerëz rreth jush kanë menduar që ju ishit çifti perfekt. Ndoshta kështu kemi menduar për një kohë edhe vet. Shpesh, shumë prej nesh kanë mbetur krejtësisht të hutuar se pse dashuria e vërtetë gradualisht shuhet deri në asgjë.

Mirëpo studimet kanë gjetur më në fund një përgjigje për këtë fenomen të çuditshëm dhe shqetësues. Jed Diamond, një psikolog i njohur, ka arritur në përfundimin, pas 40 viteve të hulumtimit klinik, që shumica e njerëzve në fakt gjejnë dashurinë e vërtetë të jetës së tyre. Por problemi është se ata nuk mund ta mbajnë atë të qëndroj, nëpër të gjitha pesë fazat e dashurisë, shumicën e kohës duke arritur vetëm të tretën. Le të hedhim një vështrim se cilat janë këto faza.

  1. Rënia në dashuri

Rënia në dashuri është faza kur ju gjeni veten duke jetuar me një re të lumturisë. Kjo është koha kur ju të projektoni të gjitha dëshirat dhe shpresat mbi partnerin tuaj. Partneri juaj shpejt bëhet personi ideal për ju; ata thjesht nuk kanë të meta të asnjë lloji. Ju besoni se ai ose ajo do të jetë gjithmonë në gjendje për të përmbushur dëshirën tuaj, dhe ju besoni çdo fjalë që thonë ata. Ju kështu besoni në fuqinë e dashurisë së vërtetë,sa që tani as zërat skeptikë, nuk mund të ju ndalin dhe të ju bëjnë të mendoni me më shumë kujdes.

  1. Të bërit qift

Në këtë fazë, dashuria bëhet më e fortë, dhe një varg i takimeve të suksesshme, kalon tani në bashkëjetesë. Ju filloni të njihni njëri-tjetrin shumë më mirë, dhe prania juaj fillon të ketë një efekt mbi të gjitha aspektet e jetës së partnerit tuaj. Kjo është një kohë e unitetit dhe gëzimit. Në një moment, pas shumë muajsh apo vitesh, kjo periudhë mund të rezultoj me lindjen e fëmijëve, të cilë vetëm mund ta forcojnë lidhjën mes jush. Ju ndjeheni të mbrojtur dhe të dëshiruar. Dhe ju besoni se perfundimisht keni gjetur personin për ju – që marrëdhënia juaj është vendosur nga fati.

  1. Faza e zhgënjimit

Kjo është periudha kur shpresat tuaja fillojnë të bëhen copë. Kjo është kur ju filloni të fitoni bindjen se ndjenjat tuaja një ditë mund të zhduken, për të mos u kthyer më. Se partneri juaj është duke u bërë krejtësisht i paparashikushëm, dhe sjellja e tyre ju pengon në shumë mënyra. Ju filloni të ndjeni sikur ju doni një pushim apo edhe ti tregoni vetes se ata nuk janë të duhurit për ju. Më tej shfaqet mendimi, që nuk ka asnjë kuptim të torturuarit e vetës dhe partnerit tuaj më një marrëdhënie që nuk po funksionon.

  1. Krijimi i dashurisë së vërtetë dhe të qëndrueshme

Nëse ju mbyllni sytë tuaj dhe përpiqeni për të vazhduar pavarësisht ngurrimit dhe veshtirësive tuaja, ju mund të tejkaloni fazën e tretë dhe të arrini në atë vijuese. Mendja juaj është liruar nga ato iluzione me të cilat ju projektuat partnerin tuaj në fazat e hershme. Personi që qëndron para jush nuk është një që ju keni imagjinuar të jeni me të, por një person real. Ju pranoni – dhe më e rëndësishmja – i kuptoni të metat e tyre. Tani është koha për tu shëruar dhe të lëvizet për në fazën përfundimtare.

  1. Bashkimi i fuqive për të ndryshuar/arritur diçka

Tani që ju e kuptoni se keni mësuar për të kapërcyer mosmarrëveshjet tuaja dhe keni gjetur një lidhje, të fortë, të thellë dhe afatëgjatë, ju do të arrini në një përfundim që ju lehtëson më shumë: se ju si dyshe keni fuqi për të ndryshuar diçka në këtë botë. Ju nuk jeni qift vetëm sepse ashtu e ka lënë jeta, por jetoni në një partneritet për hir të një kauze më të madhe. Ajo mund të jetë që ju të punoni së bashku, të merreni me aktivitete të ndryshme së bashku, të krijoni diçka së bashku – kjo mund të jetë çdo gjë materiale apo jo materiale. Por kjo është kur ju filloni për të funksionuar si një e tërë, duke kapërcyer të gjitha fazat e mëparshme, që ju mund të thoni me 100% siguri se “ky është personi për mua.”