Lidhjeserioze brand

Duket sikur nuk paska diçka për mua sonte.

By: Lidhje Serioze
16/12/2016 4:02

Nuk jam habitur asnjëherë se cili është dallimi në sjelljen seksuale të meshkujve dhe femrave dhe kurrë nuk kam tentuar ta kuptoj ndikimin e marsit dhe venusit në te. As nuk kam menduar kurrë pse meshkujt mendojnë me kokën e tyre, derisa femrat me zemër.

Sidoqoftë, javën e kaluar e dashura ime dhe unë shkuam në shtrat dhe derisa deshira ime per te bere seks shtohej, ajo papritmas me tha, “mendoj që nuk dua”. A mundesh vetëm të shtrihesh afër meje dhe të më mbash në duart e tua?

E pyeta atë, “Çfarë?! E dashur, përse është e gjithë kjo?”

Dhe ajo me dha atë përgjigje të cilën çdo mashkull nk do donte që ta dëgjojë.

“Ti më mendon për mua vetëm si objekt seksi, që kënaq nevojat e tua. Çfarëdo që ndodh në zemrën dhe shpirtin tim, çfarëdo qofshin nevojat e mija emocionale si grua, ti nuk kujdesesh për to.
Me këto fjalë, ajo shikoj në fytyrën time në mëdyshje dhe shtoj, “Pse nuk mund të me duash për atë se çfarë jam, pavarësisht asaj çfarë ndodh në shtrat?”

Unë ruajta qetësinë, por e kuptova pikën  nuk kishte asgjë për mua atë natë, kështuqë u rrotullova në krahun tim dhe rashë në gjumë. Ditën tjetër, sidoqoftë, unë vendosa të marrë ditë pushim nga puna që të kaloj ca kohë me të. Kaluam një mëngjes të mrekullueshëm dhe shkuam tek një qendër e madhe tregtare.

Ajo shkonte nga një dyqan tek tjetri, provonte rroba të shtrenjta dhe unë isha gjithëmonë afër saj.

Ajo nuk mund vendoste  dhe unë i thashë, “merri të gjitha”. Ajo donte gjithashtu këpucë që kombinoheshin me të gjithë fustanet e saj të ri dhe unë i thashë që isha në rregull që ajo të blinte gjithçka që donte. Pastaj shkuam në një argjendari dhe aty zgjodhi një palë vathë diamanti.

Çfarë dua të them unë është, ajo ndihej shumë e kënaqur me atë çfarë po ndodhte. Ajo mbase mendonte që unë ndihesha i rrezikuar nga biseda e mbrëmshme, saqë po bëja gjithçka për ta ndaluar të keqën të ndodhte. Ajo donte të blinte edhe një raketë tenisi, megjithëse nuk e ka idenë se si luhet tenisi. Dhe ju mund ta shihnit dridhjen në ekstazë kur i thashë, “kjo është një gjë e mirë, e dashur, merre!”

Pas kësaj ajo dukej sikur ishte afër kulmit të kënaqësisë seksuale. Një buzëqeshje e madhe lulëzoi në fytyrën e saj, dhe ajo tha, “Mendoj që kjo është e gjitha…mund të paguash, zemër.”
Mezi prisja atë moment për gjithë atë kohë, dhe përfundimisht, me një padurim të fshehur keq, unë solemnisht u përgjigja, “Jo, zemër, nuk mendoj që dua!”

Kur e dëgjoj këtë të dashurës i ndryshoj fytyra dhe i ra nofulla. Më një zë në mbytje, ajo e nevrikosur tha, “Çfarë?!”

Pastaj unë i thashë, “Dashuri, unë vetëm dua që ti t`i mbash në duar gjitha këto, dhe asgjë më shumë, por kam përshtypjen që t`i nuk brengosesh fare për mundësitë e mija financiare si mashkull, ti shikon vetëm nevojat e tua si femër!” Në momentin që unë mendova që ajo do të me vrasë, unë shtova, “Pse nuk mund të me duash për atë që jam dhe jo për gjërat që unë i blej për ty?”

Disi e kuptova që as sonte s`do të ketë diçka për mua.(Burimi)