Lidhjeserioze brand

Çdokush ka 3 shanse për të rënë në dashuri dhe është e rëndësishme t`i pranosh të gjitha

By: Lidhje Serioze
16/12/2016 3:33

Përgjatë jetës tonë, ne biem në dashuri dhe ndahemi- nganjëherë për tu bashkuar përsëri. Disa njerëz vijnë në jetën tonë, të tjerët shkojnë, duke na bërë të përjetojmë ndryshime dramatike emocionale, të cilat më herët nuk i kishim menduar si të mundshme.

Dashuri e përrallave
Shumë shpesh, dashuria e parë arrinë kur jemi ende shumë të vegjël. Neve na duket dashuri e tillë sikur kemi lexuar neper përralla. Në këtë mënyrë ne e idealizojmë atë dhe besojmë që është për tërë jetën.

Në këtë pikë, ne tentojmë të bëjmë atë çfarë miqtë tanë dhe familja presin që të bëjmë. Ne refuzojmë të jemi të vëmendshëm ndaj problemeve të vogla dhe jemi të gatshëm të sakrifikojmë principet tona për hir të marrëdhënies sepse, thellë në vete, ne besojmë që çdo gjë është ashtu siç duhet të jetë.

Mënyra sesi duket marrëdhënia jonë nga jashtë është më e rëndësishme sesa çfarë më te vërtetë ndjejmë.

Një dashuri e tillë na mëson që të shikosh partnerin tënd është po aq e rëndësishme sa të shikosh vetën tënde.

Dashuri e komplikuar
Dashuria e dytë e jetës është me e komplikuara. Me vetëbesimin, që kemi marrë mësimin tonë nga eksperienca paraprake, ne kujdesemi të zgjedhim një tip krejtësisht tjetër të partnerit. Ose kështu mendojmë ne.

Ka të ngjarë që do të manipulohemi, të gënjehemi, ose të lëndohemi. Ne kapemi pas çdo mundësie të mundshme të rregullojmë marrëdhënien tonë, por secila përpjekje e re kthehet në dështim edhe me të madh. Është dramë e vërtetë, me vetëm momente lumturie të rastit.

Edhe njëherë, ndjenjat tona të vërteta ndryshojnë në favor të diçkaje tjetër- në këtë rast, përpjekjeve të pafundme për të ruajtur një marrëdhënie të sëmurë.
Një dashuri e tillë na mëson që është shumë e rëndësishme të pranojmë dashuri në rikthim.

Dashuri e matur
Dashuria e tretë na paraqitet në jetë, kur ne veçse kemi hequr dorë nga pritja. Vjen pa ftuar dhe nuk duket të përputhet me idenë tonë, mbi dashurinë e vërtetë. Nuk duket të jetë perfekt. Por është një marrëdhënie e vërtetë, e karakterizuar me një lehtësi të jashtëzakonshme- diçka që nuk mund të përshkruhet me fjalë.
Në këtë fazë të jetës ne nuk kemi pritshmëri. Ne pushojmë së menduari për kualitetet të cilat duhet t`i posedojë dashuria e jetës. Kështu që jemi përfundimisht të gatshëm të pranojmë partnerin tonë për atë çfarë ai ose ajo është. Dhe si më e rëndësishmja partneri ynë, na percepton tërësisht në mënyrën e njëjtë. (Bazuar në Cosmopolitan)