Lidhjeserioze brand

9 Gjërat që bëjnë meshkujt, për të cilat femrat vdesin

By: Lidhje Serioze
06/12/2016 6:53

Këtu janë 9 gjeste të përditshme që kthejnë një njeri në princ tërheqës.

Ndonjëherë vajzat moderne besojnë se kalorësi ekziston vetëm në libra apo filma. Por ne duam të ju sigurojmë se nuk është në të vërtetë ashtu. Ka ende zotërinj të vërtetë në botën tonë.

LidhjeSerioze nuk ka dyshime se në ditët e sotme ka heronj të vërtetë, në mesin e meshkujve, që bëjnë zemrat e vajzave të rrahin më shpejtë. Këtu janë 9 gjeste të përditshme që kthejnë një njeri në princ tërheqës.

1. Hapja e derës
Një burrë që nuk përton të dalë nga vetura dhe të hapë derën e veturës për zonjën e tij, sigurisht që është i vëmendshëm dhe i sjellshëm. Është shumë e rëndësishme për të që të di, se zonja e tij ndjehet sigurt dhe rehat. Çdo vajzë do të vlerësoj këtë gjest që mund të duket i parëndësishëm në fillim.

2. Ruajtja e kafshatës së fundit
Të gjithë e dinë se rruga për në zemrën e meshkujve është përmes stomakut të tij. Pa marrë parasysh se sa banale kjo mund të tringëlloj, është e vërtetë. Në qoftë se një njeri kursen kafshatën e fundit të ushqimit të tij për një grua, kjo do të thotë se ai kujdeset për të dhe e do atë sinqerisht. Besojeni këtë, në fakt kjo është shumë e rëndësishme!

3. Të kalosh shumë kohë me familje
Në qoftë se një njeri është i interesuar në fotografitë tuaja kur ke qenë bebe, tregime qesharake në lidhje me vëllezërit e motrat e tua, dhe ai zgjedh të kaloj kohë me prindërit tuaj në vend se të luajë futboll me kolegët e tij në fundjavë, ju mund të jeni i sigurt se ai është “i duhuri”. Edhe gjestet e vogla në raport me familjen tuaj tregojnë që ju jeni e rëndësishme për të dhe që ju do dhe vlerëson juve dhe të gjithë njerëzit e tu të afërt, sepse familja është gjëja më e rëndësishme për të gjithë.

4. Ju prezanton para të gjithëve
Një gjentelmen i vërtetë e di që nëse nuk e njofton/prezanton zonjën e tij me mikun që takon në rrugë dhe ndalët ti flasë, ajo do të ndihet e padëshiruar. Një mashkull i kujdesshëm nuk e le që kjo të ndodhë, derisa kujdeset për femrën në krahë dhe ka nevojë të dijë që ajo ndihet rehat.

5. Jep dhurata pa ndonjë arsye/rast
Princi sot nuk pret raste speciale dhe festa, për t`i dhuruar zonjës së tij buqetë lulesh ose dhuratë. Është vetëm një ditë e zakonshme, kur duke u kthyer nga puna, ai vëren një buqetë të bukur me lule, në dritare të dyqanit dhe i kujtohet e dashura, nëna, ose shoqe e ngushtë dhe vendosë ta blej, sepse e di që, ajo do ta bëj personin e tij favorit të buzëqeshi.

6. Gjithëmonë ju mbron
Është një tjetër gjest i vogël që jo secila femër e verën. Sidoqoftë kur zgjedhë të ecën jashtë trotuarit një mashkull është i determinuar të mbrojë femrën e tij nga situatat e papritura dhe rreziqet eventuale. Pa asnjë dyshim, kur vendos femrën para vetës, me qellim që ta mbroj atë nga ndonjë pasojë e mundshme, atëherë ky është një gjest i një gjentelmeni të vërtetë.

7. Ju puthë në ballë
Nëse një mashkull shpreh ndjenjat për të dashurën e tij, duke e puthur në ballë atë, kjo do të thotë që ai është shumë i lidhur me të. Dhe ajo nga ana tjetër, është jashtëzakonisht shumë e lumtur të ndjej kujdesin dhe dashurinë e tij.

8. Ju mbush veturën me karburant
Ky veprim është një surprizë e këndshme që tregon që bashkëshorti/ i dashuri juaj është një gjentelmen për të cilin çdo grua ëndërron. Duke vepruar në ketë mënyrë, një mashkull tenton t`i tregoj të dashurës së tij, sa shumë kujdeset për të, pa kushte apo pritshmëri në rikthim, për diçka.

9. Ju ndihmon gjithëmonë për të veshur pallton
Sigurisht, që një femër mund të vishet vet edhe pallton mund ta veshë vetë, por nuk është qështje aftësie. Një burrë i kujdesshëm ju mban gjithëmonë pallton ose ju jep edhe pallton e tij, kur është ftoftë.