Lidhjeserioze brand

8 MËNYRA ROMANTIKE PËR TË THËNË “TË DUA”

By: Lidhje Serioze
06/12/2016 6:49

Nëse keni kaluar kohë të mjaftueshme me një person që ju e pëlqeni shumë, dhe ka ardhur koha e duhur për t’i thënë Të dua, mos u shqetësoni ka një zgjidhje për këtë, për të dal nga situata. Ose nëse do ti bësh të ditur se ndihesh mirë me të, ja disa këshilla për ta bërë më të lehtë.

Nëse keni kaluar kohë të mjaftueshme me një person që ju e pëlqeni shumë, dhe ka ardhur koha e duhur për t’i thënë Të dua, mos u shqetësoni ka një zgjidhje për këtë, për të dal nga situata. Ose nëse do ti bësh të ditur se ndihesh mirë me të, ja disa këshilla për ta bërë më të lehtë.

1. Bëni një shëtitje në park
Një natë propozo të shkoni në park. Nuk ka gjë më të bukur se të shihni qiellin plot me yje ne një natë të kthjellët. Një këshillë, nuk duhet të mungojnë batanije te holla.

2. Mos kurseni përkëdheljet
Kur jeni në shtrat përkëdheleni dhe pasi ta zërë pak gjumi i pëshpëritni në vesh ndjenjat e tua. Ky është një moment qetësie dhe intim dhe do të jetë kaq natyral që ju të shprehni atë që ndjeni.

3. Ndihmojeni në punët e shtëpisë
Nëse bëhet fjalë për ndonjë punë shtëpie që atyre nuk i vjen farë për mbarë si për shembull të lajë pjatat, të rregulloj rrobat etj. Ju ndërkohë mund ti thoni: “Nuk ka gjë do ti bëjë unë, se të dua”. Kjo çasje tregon kujdes dhe afërsi!

4. Befasojeni me gjeste të vogla
Kur i dashuri juaj është duke u larë, hyjë fshehurazi dhe shkruaj në pasqyrë “Të Dua” me iniciale. Dhe lëre që ta lexojë gjatë kohës që po fshihet.

5. Tregohuni mirënjohëse
Kur ai bënë ndonjë gjë për ty, si për shembull ju gatuan ose ju ndihmon në ndonjë punë të vockël në shtëpi , shtrëngojeni fortë dhe i thoni “Të dashuroj për këtë gjë që bën!”. Do të jetë formale dhe do të funksionojë si një memo për herët e tjera do të ofroj ndihmën e tij.

6. Përgatisni ushqimet e preferuara
Befasojeni duke përgatitur një darkë me ushqimet e tij të preferuara, zbukuron ambientin dhe tavolinën me qirinj dhe mos harroni dy gota me verë. Nëse të pyet përse po festojmë, ti përgjigju: “Gjithçka, sepse të dua!”.

7. Jepi vëmendje
Pasi i dashuri juaj ka thënë një batutë, buzëqesh (nuk ka rëndësi nëse është argëtuese apo jo) dhe thuaj : “Të dua ty dhe sensin tënd të humorit”. Përveçse do të kënaqni egon e tij, do e bëni të ndihet mirë dhe ai do të kuptojë se si ndiheni me të.

8. Bëni momentet tuaja të zakonshme, në të paharrueshme
Herën tjetër kur të dilni në një lokal të dy bashkë ose në një club dhe po dëgjoni një këngë romantike , shikojeni drejt në sy dhe i këndoni me fjalët e tekstit. Nuk ka rëndësi nëse janë të Celin Dion apo të Alban Skënderaj, e rëndësishme është të ndani këtë moment të bukur së bashku.

Burimi: Cosmopolitan
Pershtati: LidhjeSerioze