Lidhjeserioze brand

6 Arsye për t`u zgjuar në 6 të mëngjesit

By: Lidhje Serioze
20/12/2016 4:42

Njerëzit shpeshëherë lidhin të zgjuarit herët nga gjumi me suksesin. Blogeri Eghosa Aihie është duke u zgjuar në ora 6 të mëngjesit qe prej dy vitesh dhe ai deklaron që kjo gjë i ka ndryshuar jetën.

Këtu janë 6 arsye nga Eghosa që duhet t’ju motivojnë të zgjoheni më herët. Ndoshta ne do të arrijme të bëhemi zogj të mëngjesit së shpejti,te shpresojmë!

  1. Ke kohë të zbulosh vetën tënde të fshehur.

Shumë njerëz nuk arrijnë qëllimet e tyre vetëm për shkak të mungesës së fokusit. Është e lehtë të tërhiqesh prej synimeve tua të jetës gjatë ditës, nëse nuk fillon të mendosh menjëhere rreth asaj çfarë ke për të bërë.

Siç është e ditur, truri jonë punon shumë me efektivitet gjatë gjysmës së parë te ditës. Shfrytëzo këtë kohë për të marrë jetën tënde në kontroll dhe mos lejo emocionet të te udhëheqin.

  1. Do të kesh kohë te programosh ditën tënde.

Zogjtë e hershëm e kanë mundësinë të planifikojnë ditën e tyre paraprakisht, perpara se të shkojnë në punë. Sa më herët që e bën planin e ditës, më me efektivitet dhe produktivitet e shpenzon kohën.

Është jo produktive të hartosh ditën tënde te ardhshme në mbrëmje. Të bërit e planeve në kohën kur truri yt është i lodhur dhe dëshiron vetëm të pushoj, nuk është ide e mirë.

  1. Mëngjesi është koha përfekte për të zhvilluar veten.

Kush tha që duhet të nguteni për tek zyra menjëherë pas zgjimit nga gjumi? Shumë njerëz ankohen që nuk kanë mjaftueshëm kohë për familje, argëtim ose gjimnastikë.

Nëse zgjohesh në 6 të mëngjesit, ke disa or të shkosh në gjimnastikë para se të fillosh punën. Nëse ushtron në mëngjes, endorfinet qe lirohen gjatë aktivitetit sportive dhe na japin ndjenjën e kënaqësisë dhe euforisë, janë të mjaftueshme për të na mbajtur energjik dhe të lumtur gjithë ditën.

  1. Do të fillosh të hash mëngjes

Gjatë jetës, shpesh dëgjoni që mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës. Nëse zgjohesh disa orë para punës, nuk mund ta humbasësh atë.

Një studim nga John Hopkins nga shkolla Bloomberg e shëndetit publik, tregon se zakoni për të ngrënë mengjesin ka një rendësi ekstremisht pozitive për shëndetin tuaj. Sikur vetura juaj që ka nevojë për karburant që të lëvizë, trupi juaj ka nevojë për ushqim që të funksionoj mirë, sidomos në mëngjes.

  1. Njerëzit e suksesshëm veprojnë kështu

Një artikull i revistës së New York-ut rreth Jack Dorsey, themeluesi i Twitter, tha që ai fillon ditën e vet në ora 5:30 të mëngjesit. Dorsey e përdor kohën para punës për meditim dhe vrapim 10 km.

Tim Cook, CEO i Apple, fillon të përgjigjet në e-mailet e partnerëve në 4:30 të mëngjesit.

Richard Branson, themelues i Grupit Virgin, është poashtu entuziast i mëngjeseve.
Në intervistat e tij me Business Insider, ai tha që zgjohet në 5:45 të mëngjesit dhe shkon në punë direkt. Fillimisht punën në kompjuterin e ti, pastaj han mëngjes.

  1. Do të jesh dy hapa përpara tjerëve.

Siç tregojnë hulumtimet, zakoni i të zgjuarit në mëngjes herët mund të ju ndihmojnë të lironi potencialin e kreativitetit. Për me tepër, zhvillon vetëbesimin tuaj: ju filloni të punoni derisa të gjithë konkurrentët tuaj flenë.

Kam mësuar të zgjedh çështjet më të vështira para orës 8 të mëngjesit. Ky zakon me ka lejuar të jetoj pjesën tjetër të ditës pas kësaj, me një nivel të lartë të energjisë dhe ndjenjën që detyra ime është kryer. Zakoni i përfundimit të gjërave të sikletshme herët në mengjes, redukton nivelin tim të stresit dhe frikës.