Lidhjeserioze brand

5 probleme që duhet t`ju shmangemi kur jemi në një marrëdhënie me distancë të largët

By: Lidhje Serioze
20/12/2016 4:41

Askush nuk ëndërron për lidhje në distancë të largët. Por, megjithëse nuk kërkojmë lidhje me përshëndetje të dhimbshme ne aeroport dhe takime me Skype, është bërë realitet i ri për një numër në rritje të çifteve. Falë mrekullive të takimeve online, ne po gjejmë njeriun special përgjatë vendit, ne anën tjetër të vendit ose në anën tjetër të botës.

E fejuara ime dhe unë u takuam ne konferencën e beqarëve (“singles conference) dhe kemi kaluar pjesën më të madhe të lidhjes sonë në largësi. Këtu janë 5 pengesa që ne mësuam ti shmangemi në rrugën tonë drejt martesës.

  1. Pushimet

Njëra ndër gjërat e para që mësuam ishte që udhëtimet tona për të takuar njëri-tjetrin, mund të ndjehen shpesh si pushime. Ne shoqëronim njëri tjetrin me ecje në plazh, me festa dhe ushqime të mira.

Problemi i qëndrimit së bashku, sikur të ishim në pushime është se nuk na jep neve mundësinë për të parë njëri-tjetrin se si jemi në jetën e përditshme. Ne nuk jemi duke u mësuar të zgjedhim probleme bashkërisht ose të shohim njëri-tjetrin pas një dite të gjatë në punë.

Çdo takim në një marrëdhënie duhet të ketë momente që ndihen sikur pushime. Por, është gjithashtu e rëndësishme të bëhen gjëra të përditshme. Gjatë vizitave tuaja, ndaj ca kohë për të bërë më shumë gjëra që duken më shumë si “jetë reale”’.  Shko bli gjëra ushqimore dhe gatuaj ushqim në shtëpi, në vend që të dalësh jashtë për të ngrënë

  1. Të bërit gjërat shpejt

Sfida e largësisë e kombinuar me kënaqësinë e një romance te re, mundet shpesh të na çoj në lëvizje të shpejta. Kjo është një çështje e distancave të largëta që më të vërtetë na sfidoj. Ne u takuam në Gusht, u fejuam në tetor dhe filluam të planifikonim një martesë në Mars. Së shpejti e kuptuam që jemi duke ecur shumë shpejt.

Kur shikojmë prapa, ne e kuptojmë që ishte shumë shpejt, por në moment ndjehej vendim i duhur. Ne ishim të lumtur që kishim gjetur njëri tjetrin, e dinim që donim të martoheshim dhe ishim të lumtur të ishim bashke dhe të martuar.

Kur e kuptuam që po lëviznim shumë shpejt, ne e shtymë dasmën tonë. Ishte një vendim i vështirë, por të dytë ishim të bindur që ishte ajo që donim. Tani ne si cift jemi shumë më të përgatitur për një martesë, sesa kemi mundur të jemi një vit më parë.

Secilit cift do t`i duhet një periudhë e ndryshme kohe. Pritja mund të jetë e vështirë, por për gjëra të mira ja vlen të pritet.

  1. Fshehja e të qenurit vetëvetja

Të gjithë jemi të prirur t`i fshehim vështirësitë dhe dobësitë në një marrëdhënie, por marrëdhëniet në distancë të largët mund ta bëjnë këtë prirje edhe më të fortë. Mos lejo që distanca të ju ndaloj të bëni diskutime të vështira, kur është e nevojshme.

Një cift në largësi së fundmi me tregoj që morën kohë nga një vizitë për të zhvilluar një bisedë të vështirë. Folën për disa tema të rënda dhe ju përgjigjen njëri tjetrin. Do të ishte më tërheqëse t`i shmangeshin këtyre bisedave të rënda, por në fund cifti ishte më i fortë. Marrëdhëniet tona mund të bëhen të forta vetëm kur kanë rrënjët në sinqeritet dhe dashuri.

  1. Takimet në vakum

Një mënyrë e mirë për të njohur dikë është t`i sjellim ata në rrethin e njerëzve që ju njohin mirë juve.  Shoqëria jote shumë shpesh mund të shohë gjëra që ju nuk i shihni. Testi i familjes dhe i shoqërisë është shumë i rëndësishëm në çdo lidhje. Por, të qenurit në distancë të largët, mund ta bëj këtë hap vështirë të realizueshëm.

Sigurohu që koha juaj bashkë përfshinë vizita me shokë dhe familjarë që kanë lejen tuaj për të dhënë një vlerësim të sinqertë. Lejo rrethin tënd të flasë për lidhjen tuaj. Vlerëso reagimet e tyre dhe besoju instinktit të tyre. Dashuria është e verbër, por familja dhe shoqëria do të shohin shpesh atë çfarë ti s`mund të shohësh.

  1. Larg syve, larg mendjes

Kur të mësohemi me të qenurit bashkë, mund të jetë sfidë të gjejmë kohën e njëjtë për njëri-tjetrin si në fillim. Mesazhet, e-mailet, mesazhet më zë, kartolinat dhe dhuratat nuk janë vetëm për ditët e para të një marrëdhënie. T`i bësh me dije personit tjetër që je duke menduar për të është veçanërisht e rëndësishme kur nuk e sheh çdo ditë.

Bëhu kreativ në gjetjen e mënyrave për të treguar ndjenjat në distancë. Të kuptuarit e gjuhës së tyre të dashurisë është një ndihmesë e madhe këtu. E fejuara ime është person i fjalëve, kështuqë unë shpesh i dërgoj një mesazh me shkrim apo me zë.

Kur kthehem prapa në stinën tonë të takimeve në distancë, ka pasur shumë çaste të bukura. Kjo përfundimisht mund të bëhet mirë. Nëse Zoti shkruan në tregimin tënd, një lidhje në distancë të largët, pranoje më mirënjohje. (Burimi)