Lidhjeserioze brand

10 USHQIME QË I BËJNË MIRË TRURIT

By: Lidhje Serioze
06/12/2016 7:04

Për të mbajtur trurin gjithmonë në formë duhet ta stërvitni por edhe të ushqeheni në mënyrë korrekte

Nga peshku i kaltër tek karbohidratet, integralet dhe duke kaluar tek frutat e mjalti.
Për të mbajtur trurin gjithmonë në formë duhet ta stërvitni por edhe të ushqeheni në mënyrë korrekte. Ja cilat janë nga disa ushqimi për bërë trurin të funksionoj mirë.

1. Peshku i kaltër (ton).
Omega 3 ruajnë fleksibilitetin konjitiv dhe shëndetin e sistemit nervor.

2. Vaji i ullirit “ekstra vergine”.
Një fill, ta papërpunuar, tek makaronat, tek buka e thekur ose një bërxollë e pjekur në zgarë do të ishte ideale.

3. Frutat
Preferohen të freskëta, të stinës dhe me shumicë, por edhe frutat e thata (bajame dhe arra në veçanti ), gjatë një pjese të vogël të ditës.

4. Mjalti
Shtojeni në qumësht ose në kafe, mund ta përhapni tek buka për mëngjes apo ta shoqëroni me djathë.

5. Marmelatë
Kjo e bërë gjithmonë në shtëpi me frutat e stinës pasi është vërtet bio dhe na jep përfitimet e frutës.

6. Makaronat
Janë të pasura me karbohidrate , e cila ruan aftësinë mendore. Më të mirat janë ato integrale.

7. Mishi i bardhë (i pulës, gjelit detit dhe i viçit)
Është e pasur me proteina të nevojshme dhe nxit eliminimin e toksinave.

8. Qumështi
I pasur me tryptofan, që është një aminoacid thelbësor për organizmin, shkakton një gjumë më të qetë.

9. Buka integrale
Është e mira që të përdorni bukë integrale pasi është e pasur me karbohidrate, që ka veti të ruaj aftësitë mendore.

10. Sheqeri
Kufizoni atë sintetik. Përdorni kallamsheqeri, kubat e sheqerit dhe sheqerin krem.

Burimi:Podua
Pershtati:LS