Lidhjeserioze brand

10 Sjellje kundër të cilave duhet te luftojmë të gjithë, për të arritur jetë më të mirë

By: Lidhje Serioze
15/12/2016 3:32

Secili nga ne është në gjendje të lëndoj dhe ofendoj njerëzit përreth, të cilët kujdesen për ne. Do të përmendim 10 sjellje toksike të cilat largojnë njerëzit nga ne:

  1. Të qenurit ziliqar ndaj çdokujt tjetër

Mos lejo zilinë ose xhelozinë të marrë pjesën tuaj më të mirë. Zilia është të numërosh bekimin e dikujt tjetër, në vënd të atij tëndit. Nuk ka asgjë tërheqëse ose admiruese në këtë sjellje. Kështuqe ndalo së krahasuari udhëtimin tënd me atë të cdokujt tjetër. Udhëtimi juaj është udhëtim i juaj, jo garë. Jeni në garë vetëm me një person dhe vetëm me një person- vetëvetën. Je duke garuar të behësh më i miri që mund të bëhesh. Nëse do të masësh progresin tënd, atëherë krahaso vetën tënde me atë se çfarë ishe dje.

  1. Merr çdo gjë shumë personalisht

Njerëzit janë toksik të jenë përreth kur besojnë se çdo gjë që ndodh përreth tyre, është sulm direkt ndaj tyre ose në një mënyrë është gjithçka rreth tyre. E vërteta është që çfarë njerëzit të thonë dhe të bëjnë, ka të bej më shumë me ta, jo me ty. Reagimet e njerëzve ndaj teje janë rreth perspektives së tyre, plagëve dhe eksperiencave që kanë. Nëse njerëzit mendojnë që je mahnit-ës/se, ose besojnë që je më i/e keqja/keqi, përsëri, është më shumë rreth tyre. Nuk po ju sugjerojë të bëhemi narcizoid dhe të injorojmë të gjitha reagimet, vlerësimet. Them që shumë dhimbje, dëshpërim dhe mërzitje në jetën tonë vjen nga ne, duke i marrë gjërat shumë personale. Në të shumtën e rasteve është shumë më produktive dhe e shëndoshë të hiqni dorë nga mendimet e njerëzve për ju, qofshin ato të mira apo të këqija dhe të veproni të udhëzuar nga intuita dhe dituria juaj.

  1. Vepron sikur je gjithëmonë viktimë

Një sjellje tjetër toksike është ankimi i vazhdueshëm që mbush sensin tënd te viktimizimit. Duke besuar që jeni viktimë, që nuk keni fuqi për të ushtruar dhe s`keni fuqi për të drejtuar jetën tuaj, është një qëndrim i dëmshëm që të mban të mbërthyer. Të punuarit si një këshillues për jetën me njerëz që kanë vuajtur trauma të mëdha në jetën e tyre, por gjeten kurajën të ndryshojnë gjithçka, e di që ne të gjithë kemi qasje në shumë më shumë fuqi, autoritet dhe influencë mbi jetën tonë, se sa që besojmë fillimisht. Kur ndalon së ankuari dhe refuzon ta konsiderosh veten si viktimë të pashpresë, do te kuptosh qe je më i fuqishëm sesa e keni menduar, por vetëm në rast se fillon ta pranosh këtë realitet.

  1. Rrethuar nga dhimbja dhe humbja

Njëra ndër mësimet më të vështira në jetë është t`i lësh gjërat të shkojnë- qoftë fajin, zemërimin, dashurinë apo humbjen. Ndryshimi nuk është asnjëherë i lehtë- Lufton për të mbajtur dhe lufton t`i lësh të shkojnë. Por në shumicën e rasteve të heqësh dorë është hapi më i shëndoshë për të vazhduar përpara. Ajo na liron nga mendimet toksike te së kaluarës. Ju duhet të lironi vetën emocionalisht nga gjërat që dikur kanë pasur shumë rendësi për juve, në mënyrë që të mund t ‘lëvizësh përtej së kaluarës dhe dhimbjes që ju sjellë ajo. Përsëri, kërkon shumë punë t`i lësh gjërat të shkojnë dhe të rifokusosh mendimet tuaja, por ka vlerë çdo copë e përpjekjes që ju mund të grumbulloni.

  1. Mendime obsesive negative

Është shumë e vështirë të jesh në rrethin e njerëzve që refuzojnë të heqin dorë nga negativiteti- kur ri-përsëritin dhe flasin vazhdimisht lidhur me gjërat e këqija që mund të ndodhin dhe kanë ndodhur, çfarë kanë vuajtur dhe padrejtësinë e jetës. Këta njerëz me kokëfortësi refuzojnë të shohin anën pozitive të jetës dhe mësimet pozitive nga ajo që po ndodh. Pesimizmi është një gjë- por te mbeturit përjetësisht i mbyllur në një mendim negativë është diçka tjetër. Duke parë vetëm negativitët dhe të vepruarit nga një pikëpamje që gjithçka është negative dhe kundër jush, është një mënyrë e shtrembëruar e të menduarit dhe jetuarit dhe t`i mund ta ndryshosh këtë.

  1. Mungesa e vetë-kontrollit emocional

Paaftësia për të menaxhuar emocionet tuaja është e mundimshme për të gjithë njerëzit që ke përreth. Ne të gjithë njohim njerëzit ata të cilët eksplodojnë në zemërim dhe lotë në problemin më të vogël. Bërtitjet kundrejt shitësit në dyqanin ushqimor për radhën e gjatë, ulëritjët ndaj një punonjësi që ka bërë një gabim të vogël, ose humbja e durimit me vajzën të cilës i rrëshqet lengu nga dora. Nëse ju duket që jeni më tepër emocional, duke humbur qetësinë në çdo rast, juve mund te ju nevojitet një ndihmë e jashtme që t’ju ndihmoj të fitoni kontroll mbi emocionet tuaja dhe te kuptoni çfarë është në rrënjët e frikës suaj. Ka më shumë në të sesa ajo që duket në sipërfaqe. Një perspektivë e pavarur dhe një tjetër lloj i mbështetjes mund te bëj mrekulli.

  1. Gjykimi sipërfaqësor ndaj të tjerëve

Mos gjyko gjithmonë njerëzit nga ajo çfarë ju paraqesin juve. Kujto, çfarë ju keni parë, shumicën e kohës është ajo çfarë një person ka zgjedhur të ju tregoj juve, ose ajo çfarë ju është dashur të tregojnë të ndikuar nga stresi i brendshëm dhe dhimbja. Mjerisht, kur një person tjetër ju bën të vuani në një mënyrë të vogël, është zakonisht sepse ata vuajnë thellë në vetëvete. Thjesht, vuajtja e tyre po derdhet jashtë. Atyre nuk ju duhet dënim apo përqeshje, atyre ju duhet ndihmë. Nëse nuk mund t`i ndihmosh, lejojë të jenë.

  1. Vrazhdësia (ose mungesa e ndjeshmërisë dhe dhembshurisë)

Njëra ndër sjelljet me toksike vrazhdësia rrjedhë prej një mungesë totale e ndjeshmërisë, brengosjes ose dhembshurisë për të tjerët.E shohim çdo ditë online dhe në media njerëz deshperimisht të pasjellshëm dhe të aftë për të lënduar të tjerët, vetëm pse munden. I përulin njerëzit online në një mënyrë frikacake, duke përdorur anonimitetin si mbrojtje. Mizoria, ofendimi ose lëndimi i njerëzve për çfarëdo arsye është e dëmshme dhe ju lëndon juve po ashtu. Nëse e gjeni veten duke ulur dikë tjetër poshtë ose duke e bërë të ndihët keq, ndalo. Kërko dhembshuri në zemrën tënde dhe kupto që jemi të gjithë bashkë në këtë.

  1. Të tradhtosh vetëm pse mundesh

Tradhtia është zgjedhje, jo gabim dhe jo arsyetim! Nëse vendos të tradhtosh, dhe ke sukses në tradhti ndaj dikujt, mos mendo që ai person është budalla. Kupto që ai person të ka besuar shumë më shumë, se qe e ke merituar. Bëhu më shumë se kaq. Mos bëj gjëra jo mora vetëm pse mundesh. Mos tradhto. Bëhu i sinqertë me vetën tuaj dhe të tjerët. Bëje gjënë e duhur. Integriteti është thelbi i gjithçkaje të suksesshme.

  1. Fshehja e së vërtetës tuaj

Njerëzit nuk mund të lidhen me ju, nëse vazhdimisht jeni duke provuar të fshiheni nga vetja. Dhe kjo bëhet një situatë vërtetë e dhembshur në minutën që lidhen me personin tuaj fals. Kështuqë kujto, pavarësisht çfarë moshe, race ose gjinie, të gjithë kemi dritë për të ndriçuar dhe misione që të arrijmë. Festo të qënurit ndryshe, pak në anën e çuditshme, një krijesë speciale. Nëse e gjeni vetën duke u ndjerë si një peshk jashtë ujit, me plotë kuptimin e fjalës, gjeni një lumë tjetër për të notuar. Por, mos ndrysho kush je, qëndro ai që je. Mos moho veten, zhvillo vetën.

Urdhëroni..

Nëqoftëse mund të ndërlidheni në njërën nga këto sjellje të dëmshme, kujto, nuk jeni vetëm. Ne të gjithë kemi personalitet  të dobët të groposura thellë në brendësi tonën, të cilat kanë potencial të na shfaqen tinëzisht nganjëherë. Siç e thash më lartë, çelësi është vetëdijesimi duke njohur këto sjellje dhe duke i ndaluar rrugës. (Burimi Marc and Angel Hack Life )