Lidhjeserioze brand

10 GJËRAT QË ASKUSH NUK JU THOTË PARA DASME

By: Lidhje Serioze
06/12/2016 6:57

S’ka rëndësi se ne sa dasma keni shkuar me pare, ose sa here keni qene një shoqëruese nuseje, ka disa gjera qe nuk i zbulon dot deri ne ditën e dasmës tende.

S’ka rëndësi se ne sa dasma keni shkuar me pare, ose sa here keni qene një shoqëruese nuseje, ka disa gjera qe nuk i zbulon dot deri ne ditën e dasmës tende.

Flisni me këdo qe e ka kaluar këtë me pare, dhe ata do t’ju thonë qe dita e dasmës fluturon sa hap e mbyll sytë. Do jeni aq te zëna duke shkuar nga një gjë tek tjetra, para se ta merrni vesh do gjendeni duke prere tortën! Çdo artikull këshillues te planifikuesve te dasmave do t’ju thonë qe do te keni nevoje për një çantë emergjente (ne rast se…) , qe është e vështire te përdoresh tualetin me fustanin e madh dhe te siguroheni qe te merrni me vete një heqës njollash.  Por, janë gjithë këto momente speciale, te paprekshme qe e bëjnë ditën e dasmës. Këtu janë 10 te vërtetat e ditës se dasmës qe askush nuk flet me për to.

1) 10 minutat para ceremonisë janë momentet me nervoze

Koha para se te shkoni drejt altarit do te jene 10 minutat me me ankth qe keni pasur ndonjëherë. Dhe ka kuptim, je gati për te marre një vendim qe do te ndryshoje jetën, para gjithë njerëzve te dashur. Vetëm kujto qe gjysma jote është duke pritur për ty ne altar dhe do te bëni një goxha party për ta festuar.

2) Ceremonia është pjesa me e mirë

Ka diçka vërtet te magjishme për sa i përket ceremonisë se dasmës. Traditat, betimet dhe gjithë anëtaret e familjes te emocionuar kombinohen për ta bere ketë momentin me te paharrueshëm te jetës tende. Këshilla jone? Shijojeni deri n fund. Do te dëshironit qe këto kujtime te zgjasnin gjithë jetën.

3) Me siguri do te përloteni

Ok, kjo mbase nuk është një sekret. Çfarë ka ne dasme qe i bën njerëzit kaq emocionale? Gjeja e vetme qe dimë është se përlotja është e paevitueshme.  Dhe përderisa e dini qe kjo do ndodhe, e mira është qe te parapërgatiteni. Vendosni make –up rezistent ndaj ujit, mbani rimel dhe buzëkuq me vete dhe ruani disa letra aty afër, do t’ju duhen!

4) Fytyra do t’ju dhëmb nga buzëqeshjet e shumta

Mijëra foto, do te buzëqeshni gjithë kohës sepse do te jete “the best day ever”. Po martoheni me shokun tuaj te ngushte ne fund te fundit! Mes “bërjes zyrtare” me te fejuarin, ngrënies se ushqimit fantastik dhe kërcimit si e çmendur me familjaret dhe shoqërinë e ngushte, nuk ka asnjë arsye për t’u vrenjtur!

5) Do habiteni nga dashuria dhe mbështetja e familjareve dhe shoqërisë

Te gjithë vijnë aty për një arsye—ty! Ju dhe bashkëshorti juaj i ardhshëm do te keni te gjithën dhe kur themi te gjithën e kemi fjalën për vëmendjen. Mbase as nuk do mundni te hani darken qëkur do jeni te rrethuar me shume njerëz qe duan t’ju flasin dhe te bëjnë foto. Qe nga kapjet e faqes nga gjyshja e deri te gjuajtjet ne shpatull nga koleget, do mbuloheni me dashurinë dhe mbështetjen e atyre qe ju rrethojnë.

6) Do doni te qëndroni pak vetëm

Ne fakt mund te jeni aq e mbushur sa qe do donit disa momente për veten tuaj, ose për te dy ju. Disa nga momentet me te veçanta te ditës janë ato pak minuta qe shpenzoni vetëm, duke u përgatitur për çfarë do te ndodhe.

7) Mund te ndiheni pak e lodhur

Le ta pranojmë, nuk do flini shume ditën para dasmës. Mes stresit për uljen e te ftuarve, zënkës me nenën ose vetëm ekzaltimi për ditën qe do vije do e keni te vështire te mbyllni sytë. Këshille: Vijezuesi poshtë syve do jete miku juaj me i mire.

8) Nuk do te shkoje çdo gjë siç e kishit planifikuar

Ndonjë gjë mund te përfundojë dhe gabim. Mund te jete e vogël ose e madhe, por këshilla jonë është te qëndroni te forte. Provoni te mendoni për te gjithë pamjen. A mund ta zgjidhni ketë problem me lehtësi? A bën ndonjë diference ne realizim? A po kënaqen ende te ftuarit? A po kënaqeni ju? Nëqoftëse këto pyetje ja jepni përgjigjen me lehtësi atëherë mos u shqetësoni, vazhdoni kënaquni me festen dhe ndjehuni e lire te delegoni pune planifikuesve ose te afërmve qe te mos keni te bëni me dramën.

9) Momenti me magjik do te jete atëherë kur nuk e prisni

Ju premtojmë qe momenti me special i ditës ose fundjavës do te jete diçka qe nuk e keni pritur. Një minute  e vjedhur ose dy me bashkëshortin tuaj te ardhshëm, një përqafim nga babai ose një fjalim nga shoqja e dhomës mund te përfundoje te jete gjithë bota për ju.

10) Do te ndjeheni ndryshe

Edhe nëqoftëse ju dhe gjysma tjetër e juaja mund te keni bashkëjetuar për disa vjet, ne momentin qe kurorëzoheni legalisht gjerat do te behën zyrtare.  Mund te jete një ndryshim i vockël ose te ndjeni një ndryshim te konsiderueshëm, por ajo do t’ju duket si një marrëveshje e vërtete.

Burimi: Podua
Pershtati: LS